Fjalimi i Netanyahut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhjetëra diplomatë lënë sallën: Nëse ka frikacakë të tjerë të largohen tani
Edhe rinumerimi i votave ka rikonfirmuar komunistet si fitues te zgjedhjeve parlamentare te 5 prillit ne Moldavi.
Sipas sekretarit te komisionit qendror zgjedhor, Iuri Ciokan, nuk jane verifikuar shkelje dhe vjedhje te votave, pavaresisht denoncimeve te opozites. Rezultatet e rinumerimit, sipas te cilave fitorja e partise Komuniste ka qene e thelle, do te dergohen ne Gjykaten Kushtetuese, se ciles iu drejtua presidenti Voronin pas kontestimeve te opozites.
Dy dite pas zgjedhjeve, kryeqyteti Kishinjev u perfshi nga protestat e dhunshme. Edhe SHBA shprehen shqetesim per gjendjen ne Moldavi, per shkak te raporteve qe njoftojne per keqtrajtimin e qytetareve te arrestuar dhe per frikesimin e studenteve dhe gazetareve.
Top Channel