Bangladesh, cikloni Bijli, mijera te evakuuar

17/04/2009 22:20

Kthehet frika e cikloneve ne Bangladesh, ku eshte duke kaluar nje ciklon i shoqeruar me shira te forta dhe erera qe i kalojne 100 kilometrat ne ore.

Zonat me te goditura jane ato bregdetare ku mijera persona jane duke lene shtepite.

Shume zona te mbjella, peme, shtylla elektrike dhe mijera banesa te ndertuara me bambu jane shkaterruar me kalimin e ciklonit Bijli duke lene ne erresire shume zona.

Stuhite dhe ciklonet jane te shpeshta ne Bangladesh.

Me i rendi qe ka goditur vendin, ne 1991, ka shkaktuar 140 mije te vdekur, ndersa ne 7 nentor te 2007-es viktimat ishin 3 mije.

Top Channel