Vdes ne tren, dyshohet per Sars

16/04/2009 13:45

Pasagjerja e nje treni qe udhetonte nga Lindja e Afert drejt Moskes vdiq papritur nga nje semundje qe dyshohet se eshte Sars.

Sindroma akute e sistemit respirator preku nje grua kineze. Kujtojme se 7 vjet me pare, Sarsi shkaktoi dhjetera viktima ne Kine, nga ku u perhap me pas ne shume vende te botes. Sarsi perhapet nga ajri dhe merret nepermjet frymemarrjes. Pas shume vjetesh mund te jete hera pare qe raportohet nje rast kaq i rende me Sars.

Zyrtaret e ndaluan trenin ne Rajonin e Kirovit dhe qe te 53 pasagjeret kineze te vagonit te viktimes, u derguan ne spitalin me te afert. 

Pavioni i tyre eshte shnderruar menjehere ne karantine. Zyrtaret lokale thone se po bejne c’eshte e mundur per te ndaluar perhapjen e infeksionit, por pa i vene emer semundjes. Ne kufirin me Kines, u vendosen menjehere kontrollet mjekesore.

Top Channel