USAID: Askush nuk eshte mbi ligjin dhe i paprekshem

10/04/2009 15:20

Agjensia Amerikane per Zhvillim Nderkombetar USAID, qe ka ndihmuar ne publikimin e raportit te shoqates se juristeve amerikane mbi reformen gjyqesore ne Shqiperi, u shpreh per respektimin e ligjit, si nje tregues i zhvillimit afatgjate te vendit.

“Pavaresia dhe transparenca mbeten nje sfide e rendesishme. Cilidoqofte shkaku, burimet e kufizuara, shtyrja e marrjes se vendimeve apo nderhyrjet politike ne gjykata, rezultati eshte qe korrupsioni ne sektorin e gjyqesorit gerryen besimin e publikut te supremacia e gjykates per te dhene drejtesi. Ne nje shtet te se drejtes, askush nuk eshte mbi ligjin, askush nuk eshte i paprekshem nga ligji dhe te gjithe duhet ta respektojne ligjin”, u shpreh Roberta Moheny, drejtoresha e USAID ne Shqiperi.

Raporti u be publik ne shkollen e magjistratures dhe permbledhja e rezultateve fillonte menjehere me perfundimin se ritmi i reformes eshte i ngadalte. Edhe ministri i Drejtesise, qe mberriti me pak vonese, eshte dakort me kete perfundim. Por, ai ka nje shpjegim per kete:

“Jo, nuk eshte bere aq sa duhet, sepse jo te tere aktoret jane te perfshire me sinqeritet”, u shpreh Alibeaj.

Sipas ministrit per reformen jane perballur dy krahe: ekzekutivi dhe legjislativi, nga njera ane, me synimin e tyre per te luftuar korrupsionin dhe nga ana tjeter tere ata qe kane vleresuar me shume pavaresine e sistemit:

“Duket sikur keto dy krahe jane antiteze e njeri-tjetrit, por nuk eshte e vertete, fenomeni i korrupsionit armiku kryesor i pavaresise se sistemit gjyqesor”, u shpreh Alibeaj.

Raporti ve re disa aspekte pozitive, si p.sh miratimin nje vit me pare te ligjit te rishikuar per pushtetin gjyqesor, emerimin e gjyqtareve te rinj nga shkolla e magjistratures, krijimin e dy shoqatave qe kane provuar se jane avokate te palekundur te gjyqtareve dhe rritjen e pjesmarrjes se grave.

Ne aspektet e tija kritike, raporti rimerr te njejtat shqetesime te ngritura gjate vitit te shkuar si nga shoqatat e gjyqtareve, edhe nga raporti i EULEX-it, ne lidhje me nderhyrjet politike, pavaresine e gjyqesorit, zgjerimin e rolit te kancelarit te gjykatave, ngarkesa e punes e gjyqtareve apo transparenca.

Keshtu, aksesi ne vendimet perfundimtare te gjykatave konsiderohet problematik, kurse aksesi i mediave ne seanca ndryshon nga gjykata ne gjykate.

Nese Gjykata e Krimeve te Renda konsiderohet si shume korrekte, Gjykates e Apelit e Tiranes ka nje rregullore te brendshme, sipas se ciles gazetaret lejohen te marrin pjese vetem pasi roja jashte te njoftoje gjyqtarin relatues per pranine e tyre.

Top Channel