Biznesmeni akuzon Bruce Springsteen per tradhti

10/04/2009 11:15

Per shume njerez eshte idhull, por per nje biznesmen amerikan Bruce Springsteen eshte shkaku i fatkeqesise se tij. Arthur J.Kelly e ka akuzuar legjenden e rock-ut se ka pasur nje marredhenie me bashkeshorten e tij.

59-vjecari eshte motivi i divorcit te biznesmentit pas 17 vjetesh martese. Ne nje denoncim te depozituar prane Gjykates se Larte ne Monmouth County ne New Jersey, Kelly akuzon te shoqen se e ka tradhetuar me Bruce Springsteen shume here dhe ne vende te ndryshme.

Pervec kujdestarise se dy vajzave te tij, 10 dhe 13 vjec, binzesmeni kerkon qe ish-gruaja te paguaje per to nje pjese te shpenzimeve per ushqyerjen dhe shkollimin e vajzave. Nuk eshte hera e pare qe Bruce, i martuar prej 17 vjetesh me Patti Scialfa, kengetare dhe kitariste e grupit te tij E-Street Band, akuzohet per tradhti.

Ne vitin 2006 beri xhiron e botes lajmi se cifti ndodhej ne prag te ndarjes per nje histori dashurie te tij me nje vejushe te sulmeve te 11 shtatorit, te cilen e kishte takuar gjate mbledhjes se fondeve per viktimat. Sipas biografeve te tij, edhe martesa e pare me aktoren Julianne Phillips, perfundoi per shkak te lidhjes se tij me gruan e dyte.

 

Top Channel