Berry: Diete e rrepte per te mbajtur trupin ne forme

09/04/2009 18:50

Halle Berry eshte nje nga ato femra qe mendojne se fiziku perfekt nuk eshte vetem dhunti e natyres por per te ruajtur linjat duhen bere edhe sakrifica.

Bukuroshja 42 vjecare e martuar me Gabriel Aubry, e cila ka nje vajze 1 vjecare, ka ditur si te rifitoje formen ideale fale dietes dhe palestres. Ajo nuk eshte dakort me shume kolege, te cilat jane te mendimit se fiziku eshte nje dhunti e natyres dhe nuk ka nevoje per nderhyrjen e njeriut.

“Zoti i bekofte nese thone te verteten. Une kam ndjekur perhere nje diete te rrepte. Jam me diabet, prandaj nje gje e tille ben pjese ne jeten time. E bej per t’u ndier mire ne menyre qe te mos perfundoj ne spital”, shprehet aktorja amerikane.

Ne vijim, ajo shton se pas shtatezanise ka frekuentuar palestren. “Femija eshte gjeja me e mrekullueshme qe mund te te ndodhe ne jete. Pas lindjes jo gjithcka eshte e lehte, prandaj tani po i dedikohem ushtrimeve fizike, ha ne menyre te ndryshme dhe marr ndonje vitamine me shume”, thekson protagonistja e “Napply Ever After”.

 

Top Channel