Moore shpeton nje grua nga vetevrasja

04/04/2009 13:35

Demi Moore ka kontribuar ne ndalimin e nje gruaje drejt vetevrasjes.

Keshtu thote bashkeshorti i saj Ashton Kutcher, duke specifikuar se shpetimi ndodhi permes mini-blog te popullarizuar “Twitter”, qe mesa duket Moore e perdor vazhdimisht.

Sipas Kutcher, nje grua paralajmeronte qellimin e saj per te marre nje thike dhe te priste krahun, por ka qene vete Moore qe ka nderhyre duke shkruar: “Shpresoj qe te jesh duke bere shaka”, dhe me pas ka marre ne telefon policine e San Hose ne Kaliforni, duke shpetuar jeten e nje gruaje.

Nje zedhenes i policise se San Hose, konfirmoi se fale sinjalit te aktores, u arrit te nderhyhej ne kohe per te bllokuar gruan.

Top Channel