Lamtumira e fundit per ish-protagonisten e Big Brother

04/04/2009 13:55

Mijera njerez i dhane lamtumiren e fundit ish-protagonistes se Big Brother ne Britani, Jade Goody. Ata ishin mbledhur ne nje kishe baptiste ne Essex, ne lindje te Londres per funeralin e 27-vjecares, qe vuante nga semundja e kancerit.

Procesioni pershkoi rruget ne vendin e lindjes se Jade ne Bermondsey. Vdekja e saj muajin e kaluar gjeti pasqyrim te gjere ne shtypin boteror, edhe per faktin se Goody pranoi te shiste ne televizion ditet e fundit te jetes per te siguruar te ardhmen e dy djemve te saj.

Ceremonia e funeralit u transmetua ne ekrane te medhenj, per te gjithe fansat e saj. Lule u hodhen nga te pranishmit ne arkivolin e Goody, te njohur si vajza e keqe e reality anglez.

Ndonese ishte pjesetare ne edicionin e Big Brother te vitit 2002, ajo terhoqi vemendjen 5 vjet me pas per komentet raciste ndaj nje aktoreje indiane, per te cilat kerkoi me pas falje.

Top Channel