Gwyneth Paltrow, guide luksoze per Londren

02/04/2009 12:35

Gwyneth Paltrow ka shkruar nje guide per te jetuar ne Londer. Aktorja amerikane e martuar me kengetarin e  “Coldplay” Chris Martin dhe nene e dy femijeve, jeton prej shume kohesh ne kryeqytetin anglez.

Ajo u eshte pergjigjur kerkesave te shume personave, qe deshironin te dinin kendveshtrimin e saj per jeten londineze.

Por guida e shkruar prej saj nuk mund te jete praktike per te gjithe, pasi ne te jane perfshire vendet me luksoze dhe restorantet me te kushtueshme te Londres. “Shume prej miqve te mi me kane kerkuar te pershkruaj Londren time”, ka thene Gwyneth.

Top Channel