Barrymore veteizolohet per filmin “Grey Gardens”

02/04/2009 18:50

Ne nje interviste per “Gotham Magazine”, aktorja Drew Barrymore rrefen nje moment te vecante nga jeta e saj, pasi per tre muaj nuk pati asnje kontakt me boten.

Pa celular, televizor dhe kontakt me njerezit jashte per te pergatitur filmin “Grey Gardens” ku interpreton ne rolin e kusherires se Jackie Kennedy. “Nuk kam folur ne telefon, nuk kam pare televizor as lexuar gazeta, nuk komunikova me familjen dhe as me miqte per tre muaj rresht”, rrefen aktorja amerikane. Kete sakrifice Barrymore e ka bere per te kuptuar me mire menyren e jeteses dhe karakterin e kusherires te ish Gruas se Pare te Shtepise se Bardhe, e cila vendosi te veteizolohej ne Long Island. 

“E ndieja se edhe une duhej te izolohesha. Ishte vertet e dhimbshme humbja e kontakteve me njerezit qe adhuroj. Me dukej sikur do mashtroja veten nese do kisha folur qofte edhe nje here ne celular dhe me pas te kthehesha ne sheshxhirim dhe te hiqesha sikur e kuptoja rolin”, thote Barrymore.

Ne vijim ajo flet per karrieren e saj. “Perpiqem te realizoj ate qe eshte vertete e rendesishme. Dua te jem e mire me njerezit qe dua dhe te fitoj respektin e tyre. Keto jane prioritetet qe i kam vene vetes”, perfundon aktorja amerikane.

 

Top Channel