Slloveni, nena mbyt dy femijet e mitur

31/03/2009 09:15

Tragjedi ne nje familje sllovene. Nje grua ka mbytur dy femijet; dy dhe kater vjec dhe me pas ka thirrur te atin e saj, per t’i treguar se ata nuk merrnin me fryme.

Ngjarja ndodhi ne qytetin Sesina ne kufi me Italine. Por pas hetimeve te policise u arrit ne perfundimin se vdekja e femijeve nuk ishte natyrale, por ata ishin mbytur.

Gruaja 25-vjecare ishte e divorcuar dhe prej disa muajsh kishte lene edhe punen ne Trieste. Policia arrestoi nenen vrasese dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e motiveve te kesaj tragjedie.

 

Top Channel