Gisele Bundchen, nudo per “Vanity Fair”

31/03/2009 12:50

Topmodelja braziliane Gisele Bunchen pozon nudo per revisten “Vanity Fair America”. Ajo eshte shfaqur ne kopertine si dhe ne brendesi te revistes, vetem me nje carcaf tek kembet.

E martuar me yllin e bejsbollit Tom Brady, modelja e Victoria’s Secrets ka treguar per dashurine e saj per te shoqin dhe deshiren per te adoptuar nje femije brazilian.

Tom ka edhe nje djale nga lidhja me Bridget Moynahan, me te cilin modelja ka marredhenie te mira. Pavaresisht raporteve te mira me John, ajo shpreson te behet nene e nje femije brazilian.

“Ndihem keq kur shoh femije qe jetojne ne cepat e rrugeve dhe do te ndihesha mire sikur te shpetoja te pakten njerin prej tyre”, ka thene Gisele.

Disa dite me pare ajo kishte deklaruar se ekzistojne dy Gisele, ajo e kopertines, nje vajze terheqese dhe ajo e jetes se poerditshme, shtepiake dhe pak mondane.

Per te shoqin ajo shprehet se eshte person i vecante, me zemer te paster si te nje femije.

Top Channel