Carla Bruni shperfill mbretereshen Elizabeth

31/03/2009 11:35

Zonja e pare e Frances, Carla Bruni, shperfill mbretereshen Elizabeth.

Ajo nuk do shoqeroje bashkeshortin Nicolas Sarkozy ne Londer dhe nuk do te jete mes zonjave te tjera te para te ftuara nga bashkeshortja e kryeministrit Brown per takimin e 2 prillit ne Londer.

Mungesa nuk ka kaluar pa u vene re nga shtypi britanik dhe ka shkaktuar polemika. “Times” shkruan se ish top modelja nuk do te jete e pranishme as ne pritjen ne Buckingham Palace me mbretereshen dhe as ne darken qe do te shtrohet ne Downing Street.

Carla Bruni shoqeron gjithnje Nicolas ne udhetimet jashte vendit dhe mungesa e saj kesaj radhe nuk mund te lihej pa u komentuar.

Top Channel