Madonna, ne pritje te vendimit per biresimin

30/03/2009 11:30

Madonna ndodhet ne pritje te seances gjyqesore, ku do te shqytohet kerkesa e saj per biresimin e nje femije te dyte nga shteti afrikan, Malavi.

Kerkesa e saj per adoptimin e nje vajze 4-vjecare, eshte shtyre per diten e premte, njoftoi gjykata e Lilongwe. Kengetarja qe mberriti dje ne Malav, tha se ishte gje e bukur, qe kthehej ne vendin ku adoptoi David Bandan ne vitin 2006.

Perpjekja e Madonnes per te shtuar familjen me nje pjesetar te ri, eshte kundershtuar nga organizata “Save the Children”, qe i kerkohej kengetares te mendohej edhe nje here.

Nderkaq, mesohet se vogelushi David Banda, ka takuar per here te pare ne Malavi te atin biologjik.

Top Channel