Johnny Depp, mashkulli ideal per nje darke romantike

26/03/2009 12:45

Johnny Depp cilesohet mashkulli ideal nga femrat per te kaluar nje darke romantike nen driten e qirinjve.

Femrat jane pergjigjur ne nje sondazh te WWF me rastin e Ores se Tokes, nje nisme qe po perpiqet te binde 1 miliard njerez ne bote per te shuar dritat per nje ore me 28 mars. Depp eshte pasuar ne preferencat e femrave nga aktori George Clooney.

Ndersa meshkujt e pyetur per te njejten gje kane preferuar te hane nje darke romantike me njeren nga pjesetaret e jurise se variantit anglez te emisionit “X Factor”, Cheryl Cole.

Pas saj kane preferuar Kelly Brooke dhe Jennifer Aniston. 4000 persona kane shprehur preferencat e tyre, edhe per ish-yjet e dikurshem qe nuk jetojne me. Ne krye ka qene Elvis Presley dhe pas tij jane renditur Freddy Mercury dhe Marilyn Monroe.

Top Channel