Brad Pitt, gjenerali hebre ne ndjekje te gjermaneve

26/03/2009 18:55

Brad Pitt vazhdon rrugetimin e suksesshem ne boten e kinemase. Pas filmit “Rasti interesant i Benjamin Button”, aktori amerikan transformohet ne nje toger ne krye te nje grupi ushtarakesh hebrenj ne filmin “Inglourious Basterds” me regjisor Quentin Tarantino.

Misioni eshte te ndiqen dhe eleminohen mbeturtinat e sistemit nazist te ngritur nga Rajhu III. “Personazhi im nuk mund te tregohet i dobet me ushtaret e tij. Jam nje aktor qe kerkon te ndryshoje vazhdimisht dhe te jete kunder rrymes”, shprehet Pitt ne nje interviste per MenStyle.it.

Ne vijim, ai ka theksuar se nuk ka qene e lehte te futej ne lekuren e nje togeri cinik. “Jam njohur me ankthet qe kane kaluar ne ato kohe disa njerez, si gjermane ashtu edhe hebrenj. Mund ta imagjinoj si ndiheshin. Kur mbarova xhirimet mendoja vetem te kthehesha ne shtepi me familjen time”, perfundon Pitt. Filmi do shfaqet ne kinemate evropiane duke filluar qe nga data 16 tetor.

Top Channel