Semundja transformon Patrick Swayze

25/03/2009 18:20

Protagonisti i “Vallezim dashurie”, Patrick Swayze vazhdon luften kunder semundjes se kancerit.

Aktori hollivudian vuan nga tumori ne pankreas dhe kjo duhet qarte edhe ne fizikun e tij, pasi kurat qe po perdor e kane dobesuar shume. Revista e perjavshme “Oggi” ka publikuar disa foto te aktorit, i cili po pergatitet per te nisur xhirimet e serialit televiziv “The Beast” ku eshte protagonist.

Kete e konfirmon mikja e ngushte e tij dhe bashkeaktorja ne “Ghost”, Woopy Goldberg gjate nje interviste ne spektaklin “The View”. Ne interviste, Godberg ka pergenjeshtruar zerat qe thone se aktorit i kane ngelur vetem pak jave jete.

“Nuk ka asnje afat jete dhe mendon per te ardhmen. Po stervitet shume sepse ne telefilm e shikoj shume aktiv. E ka moralin te larte dhe po mendon te shkruaje nje liber bashke me te shoqen Lisa”, thekson Goldberg.

Top Channel