Jade Goody, lamtumira e fundit ne 4 prill

24/03/2009 19:10

Lamtumira e fundit, ish protagonistes se Big Brother ne Angli, Jade Goody do t’i jepet ne daten 4 prill.

Ish “vajza e keqe” e shtepise se famshme te show-t anglez nderroi jete diten e diele ne shtepine e saj pasi qe prej muajit gusht ajo vuante nga semundja e kancerit. Gjate muajve te fundit ajo kaloi shume kohe para kamerave ne menyre qe te mblidhte sa me shume te holla per t’ua lene trashegimi dy djemve te saj.

Varrimi do zhvillohet ne menyre private ku do marrin pjese vetem familjaret dhe miqte me te ngushte te saj. Ceremonia do mbahet ne kishen e Buckhurst Hill. 27 vjecarja ishte cilesuar si “goca e keqe” e shtepise se famshme ne Angli, duke u kritikuar per shkak te fyerjeve raciste ndaj nje konkurenteje tjeter. Kur gjendja e saj po perkeqesohej perdite, Jade vendosi te martohej me te dashurin e saj 21 vjecar Jack Tweed.

Celebrimi u krye ne 22 shkurt, ndersa deshira e saj e fundit ishte pagezimi i femijeve, Bobby-t 5 vjecar dhe Freddy-t 4 vjecar. Jade Goody lindi ne Londer ne vitin 1981 ne nje familje me status te ulet social.

 

Top Channel