Chat-i ndau Aniston me Mayer

24/03/2009 12:55

Lidhja e Jennifer Aniston me John Mayer ka marre fund, por dita-dites po zbulohen shkaqe te ndryshme, qe cuan ne ndarjen e ciftit.

Pak kohe me pare ne shtypin roze u tha se motivi ishte se Mayer nuk ishte gati per t’u bere prind dhe se ishte Jennifer ajo qe e kishte lene.

Gazeta “The Sun” shkruan se shkaku i vertete eshte se muzikanti ka qene shume i dhene pas chat-it dhe faqes se internetit, Twitter. Miqte e aktores thane se John ishte shume i zene t’i pergjigjej Aniston kur ajo e telefononte nga Evropa, ku gjendej per premieren e filmit “Marley & Me”. Ne fakt ai ishte duke rifreskuar faqen e tij ne Twitter.

Duket se edhe rockeri nuk e ka mohuar nje gje te tille. “Ai e dinte se po e shmangte. Kur ajo i dha fund lidhjes, ai tha thjesht OK dhe se i vinte keq, qe nuk kishte funksionuar”, tha burimi.

Top Channel