Aldomovar-Cruz perfundojne “Los Abrazos Rotos”

23/03/2009 18:55

Pedro Aldomovar ka perfunduar xhirimet e filmit me te fundit “Broken Embraces” me protagoniste Harry Caine, Jose Luis Gomez dhe Penelope Cruz.

Drama, komedia dhe thrilleri jane pjese e subjektit te filmit me titullin original “Los Abrazos Rotos” qe do mberrije ne sallat amerikane ne 6 nentor. “Eshte nje film romantik me shume doza dashurie te kryqezuara te gjitha me shume intensitet. Por ka edhe nje histori poshte te tjerave qe eshte historia ime e dashurise me kinemane”, shprehet regjisori spanjoll Aldomovar.

Muza e tij, Penelope Cruz, e cila fitoi cmimin Oscar me “Vicky Cristina Barcelona”, e ka cilesuar Aldomovar nje prej miqve te saj me te mire. “Te punosh me Pedron eshte gjithmone nje eksperience e jashtezakonshme. Me mesoi te ndiej pasion per personazhin e Lenes, nje femer qe aspiron te behet aktore por nuk ka sukses”, shprehet protagonistja spanjolle qe ne kete film vjen ne versionin bjonde.   

 

Top Channel