Angli, nderron jete “vajza e keqe” e Big Brother

22/03/2009 10:20

Ish protagonistja e show-t Big Brother ne Angli, Jade Goody ka nderruar jete pak muaj pasi zbuloi se ishte semure me kancer.

27 vjecarja ishte cilesuar si “goca e keqe” e shtepise se famshme ne Angli, duke u kritikuar per shkak te fyerjeve raciste ndaj nje konkurenteje tjeter. Gjate javeve te fundit, gjendja e saj shendetesore ishte renduar shume, madje sipas burimeve te ndryshme, ajo nuk arrinte madje as te fliste.

Kur gjendja e saj po perkeqesohej perdite, Jade vendosi te martohej me te dashurin e saj 21 vjecar Jack Tweed. Celebrimi u krye ne 22 shkurt, ndersa deshira e saj e fundit ishte pagezimi i femijeve, Bobby-t 5 vjecar dhe Freddy-t 4 vjecar.  Jade Goody lindi ne Londer ne vitin 1981 ne nje familje me status te ulet social.

Ajo mori pjese ne garen e Big Brother ne vitin 2002 ku mbahet mend si “goca e keqe”. Edhe pse ajo nuk u mbeshtet nga nje mase e gjere e opinionit, arriti te zinte vendin e trete.

Top Channel