Cristiano Ronaldo, grup pop-i kur te lere futbollin

20/03/2009 10:55

Sulmuesi i Manchester United, Christiano Ronaldo shpreson te nise karrieren e nje kengetari te muzikes pop, ne momentin qe do t’i duhet te vare kepucet ne gozhde.

Dhe ne kete iniciative nuk do te jete i vetem. Ylli portugez shpreson qe te krijoje nje trio ish-futbollistesh, se bashku me brazilianet Ronaldo dhe Ronaldinjo.

“Dikush me tha para disa vitesh se do te ishte ide e mire qe se bashku me dy futbollistet te krijoja nje grup te quajtur “The Three Rs” (Tri R-te). Mua me pelqeu ideja, ishte e kendshme. Do t’ua permend nje gje te tille kur te le futbollin, pasi mund te behemi numri 1”, tha Ronaldo.

Ndonese do te donte te krahasohej me trion e Bee Gees, rruga drejt suksesit nuk eshte aq e thjeshte sa duket.

Top Channel