Broadway shuan dritat per Natasha Richardson

20/03/2009 12:10

Broadway ka shuar per nje minute dritat ne gjithe teatrot si homazh per aktoren 45-vjecare Natasha Richardson, qe humbi jeten nje dite me pare, si pasoje e nje aksidenti qe pesoi duke bere ski.

Regjisore, aktore dhe kritike jane tronditur nga ndarja e papritur nga jeta e aktores. Ken Russell, Judi Dench, Jane Fonda, Sam Mendes dhe Linsday Lohan e kane kujtar ate per aftesite artistike dhe ndjenjat njerezore.

Aksidenti shkaktoi polemika te forta ne Kanada, ku nuk ekziston nje ligj qe te urdheroje skiatoret te perdorin kaska. Richardson u transportua ne spitalin e Montrealit dhe me pas ne Nju Jork, por ajo pesoi hemoragji cerebrale, qe i shkaktoi vdekjen.

Top Channel