Rritja e popullsise, krize ne vitin 2030

19/03/2009 09:35

Rritja e popullsise se botes do te shkaktoje krize ushqimore, energjie dhe te mungeses se ujit deri ne vitin 2030.

Profesori britanik John Beddington parashikon ate qe e quan “stuhi perfekte”, dhe se kerkesa per keto burime do te shkaktoje krize me pasoja te tmerrshme.  

“Deri ne vitin 2030 kerkesa per ushqim dhe energji do te rritet me 50 perqind dhe per uje te pijshem me 30 perqind, ndersa popullsia do te arrije ne 8,3 miliarde banore, tha Beddington ne nje konference per zhvillimin e qendrueshem ne Londer.

Sipas tij, ndryshimet e klimes do te sjellin pasoja te paparashikueshme. Mungesa e ujit do te ndihet kryesisht ne disa pjese te Afrikes, Europes dhe Azise.

Top Channel