Lind foshnjen ne avion, e braktis ne koshin e plehrave

19/03/2009 10:35

Ka lindur ne avion dhe ka tentuar te braktise foshnjen, por gjerat nuk kane shkuar sic e kishte parashikuar.

Ngjarja e rralle ka ndodhur ne mes te nje fluturimi qe kishte si destinacion qytetin Auckland ne Zelanden e Re. Gruaja e kishte sjelle ne jete femijen ne banjen e avionit dhe e kishte braktisur ate ne nje kosh mbeturinash.

Foshnja eshte gjetur nga nje punonjese e kompanise Pacific Blue, me shume se 1 ore pas uljes se avionit. Avioni ishte nisur nga kryeqyteti i Samoas, Apia. Nena 30-vjecare u gjet nga policia ne terminalin e aeroportit. Sipas televizoneve neozelandeze, autoritetet zbuluan se dicka nuk shkonte mire kur gruaja u tregoi se nuk gjente pasaporten, ishte e zbehte dhe kishte njolla gjaku.

Gruaja dhe foshnja u transportuan me pas ne nje ambulance dhe u derguan ne spital, ku ndodhen nen kujdesin e mjekeve. Askush prej 150 pasagjereve ne bord nuk kishin vene re se gruaja 30-vjecare kishte lindur foshnjen ne fluturim. Policia ka nisur hetimet per ngjarjen.

Top Channel