Rusia: Nuk po furnizojme me “S-300” Teheranin

18/03/2009 18:05

Nje burim i Ministrise se Jashtme ruse ka deklaruar se Moska nuk do ta furnizoje Iranin me sisteme raketash anti-ajrore te tipit “S-300”.

“Konfirmojme se Rusia nuk po e furnizon me “S-300” Iranin apo vende te tjera te Lindjes se Mesme”, ka pohuar burimi.

Reagimi i Ministrise se Jashtme ruse vjen pasi ne muajt e fundit ne Moske kane qarkulluar lajme se Irani po furnizohej me raketa “S-300” ne baze te nje marreveshjeje armatimesh te firmosur disa vite me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA