Deshton nje atentat ne Jemen

18/03/2009 13:10

Nje kamikaz sulmoi dy automjete, qe transportonin nje delegacion koreano-jugore drejt aeroportit Sanaa ne Jemen. Asnje prej personave, me perjashtim te kamikazit, nuk u demtua.

Sipas raportimeve, personi eci mes dy automjeteve qe ishin pjese e nje karvani dhe aktivizoi rripin me eksploziv.

Ngjarja vjen pas nje tjeter sulmi diten e diel, ku kater turiste koreane dhe nje udherrefyes vendas gjeten vdekjen ne nje sulm ne qytetin Shibam ne Hadramut. Nga sulmi pati vetem demtime te automjeteve.

 

Top Channel