Aniston: Lidhjes me Mayer i dhashe une fund

17/03/2009 11:15

Jennifer Aniston eshte zemeruar me komentet e fundit ne shtypin roze, se ishte John Mayer ai qe i dha fund lidhjes se tyre. Ne fakt ka qene e kunderta.

Marredhenia u prish pas kthimit te saj nga Londra, ky prezantoi filmin “Marley & Me”. Sipas nje burimi John ishte “ftohur” qe pas ceremonise se cmimeve Oscar.

Miq te aktores 40-vjecare thone se raportimet ne media se kush la, kane qene kontradiktore. Jennifer eshte ndier e shfrytezuar, pasi te gjithe besuan se ishte Mayer ai qe e kishte lene.

“Ata shkonin mire, por gjerat u ftohen pas Oscar-ve. Ajo eshte ndier keq”, tha burimi.

Top Channel