Naomi Campbell, frike nga plakja

16/03/2009 10:10

Top modelet e dikurshme sot jane me pak te kerkuara se me pare. Edhe pantera e zeze, Naomi Campbell eshte perfshire nga paniku i plakjes.

Modelja italiane Marta Cecchetti, e dashura e futbollistit Luca Toni, i ka zene vendin ne nje spot publicitar turistik per Toskanen, krahine shume e dashur per britaniken. Ne nje interviste te meparshme per GQ, Naomi ishte shprehur se do t’i pelqente ta prezantonte kete rajon ne te gjithe boten.

Por sipas disa zerave me shume se zhgenjimin qe nuk ishte ajo e perzgjedhura, Naomi po ndjen friken se vitet kalojne. “Edhe vajzat e bukura kane frike ta shohin veten para pasqytes ne mengjes. Ne disa raste kur kam realizuar spote publicitare ne Londer, me eshte dukur  vetja e plakur dhe gati kam qare. Nese dikur te propozonin 100 pune ne dite dhe papritur ofertat nisin te ulen, nis e mendohesh”, tha Campbell per GQ.

Te njejten pasiguri shfaqi edhe kolegia e saj Linda Evangelista, ne nje interviste per te permuajshmen “Fashion”. “Kur shfaqet nje rrudhe ne fytyren e nje top modeleje, nuk eshte thjesht nje shenje pleqerie, por nje katastrofe e vertete”, ka thene ajo.

Top Channel