“Kripemjaltezat”, spektakel 9 javor ne Junior Tv

16/03/2009 17:50

Femijet e moshave 5-13 vjec jo vetem do te kene nje shfaqje teresisht te tyren, por cdo femije mund te jete edhe pjese e saj.

Ky eshte emisioni me i ri qe do te shfaqet cdo te premte te shtune dhe te diele ne Junior Tv, dhe qe eshte pagezuar me emrin “Kripemjaltezat”. “Ne do sjellim nje spektakel nga femijet per te gjithe familjen. Do kete femije nga cdo cep i Shqiperise qe ka qejf te marre statusin.

Te gjithe punojne me shume qejf”, shprehet drejtuesi i projektit, Leonard Bombaj. Ne nje maratone 9 javore e cila do te finalizohet me 1 qershor ne “Pallatin e Kongreseve” ku  femije te te gjitha trevave shqipefolese, mund te shpalosin talentin e tyre permes te folures befasuese dhe te guxishme por edhe permes kengeve dhe kercimeve. “Nese Shqiperia ben nje autostrade jashte kufijve te saj, ne kemi qejf te jemi ndricimi i asaj autostrade.

Eshte nje maratone televizive qe do zgjase 9 jave me finish 1 Qershor 2009 ku do festojme ne “Pallatin e Kongreseve” te gjithe sebashku me idhujt e adoleshenteve shqiptare nga e gjithe bota”, shprehet Bombaj. Femijet do te paraqesin boten e tyre plot ngjyra dhe energji  per here te pare ne nje emision qe jo vetem i perket atyre por ku jane edhe protagoniste.

Top Channel