Basinger-Rourke rikthehen bashke pas 2 dekadash

16/03/2009 18:25

Ishte viti i larget 1986 kur Kim Basinger dhe Mickey Rourke hyne ne historine kinematografike me filmin “9 jave e gjysme”.

Tashme qe kane kaluar 23 vjet, dy aktoret amerikane rikthehen serish bashke ne nje film te titulluar “The Informers”, thriller i drejtuar nga Gregor Jordan dhe i bazuar ne librin “Water from the Sun” nga Bret Easton Ellis. Edhe pse kete here skenat erotike mungojne, dy aktoret shfaqen me ne forme se kurre ne ngjarjen e viteve ’80 qe eshte ndare ne 7 kapituj ku tregohet historia e 7 personazheve me nje fund te perbashket.

Producenti William Sloan ka nje martese jo te lumtur me gazetaren televizive Laura, ndersa djali i tyre William ka probleme te medha me drogen. Ne “The Informers” luajne edhe emra te tjere si Winona Ryder, Billy Bob Thornton, Jon Foster, Amber Heard e Brad Renfro.

Filmi do shfaqet ne SHBA ne fillim te prillit por qe tani po flitet shume per te. Nese traileri la nje shije pozitive tek kritiket, ata qe e shijuan ne Sundance Film Festival jane shprehur te mahnitur, cka premton sukses te madh per rikthimin e Kim Basinger dhe Mickey Rourke ne te njejtin shesh xhirimi.

 

Top Channel