Zhuljeta “braktis” garen per 70 mije eurot

15/03/2009 11:50

Lirita, Zhuljeta, Adelajda dhe Qetsori kane zhvilluar betejen e radhes. Kater banoret, kater prej konkurrenteve me te forte brenda shtepise se “Big Brother” kane marre pjese ne sfiden mes njeri-tjetrit.

Me votat e publikut, Zhuljeta eshte e treta banore qe le perfundimisht shtepine e “Big Brother 2”. Te sfidonte gjithe konkurrentet e tjere, ishte motoja e saj ne kete loje. Por aventura e saj ka perfunduar ketu. Spektaklit te mbremshem ne “Top Channel”, kushtuar “Big Brother Albania” edhe nje here nuk i kane munguar emocionet dhe surprizat e medha. Adela-Bjordi, imazhe ekskluzive nga dhoma e rrefimit Arbana lajmeroi dje disa imazhe ekskluzive nga shtepia e “Big Brother”, imazhe qe na vijne nga dhoma e rrefimit. Jane te perfshire dy personazhe te rendesishme e te perfolura brenda shtepise, Adela dhe Bjordi.

Mbremjen e djeshme u shfaqen ne ekran, ekskluzivisht per publikun e “Top Channel”, sekuenca te patransmetuara me pare nga ditelindja e Bjordit. Te gjitheve na kujtohet se Adela vendos t‘i beje nje surprize Bjordit per ditelindje. Por c‘ndodhi gjate kohes qe qendruan vetem ne dhomen e rrefimit? Nderkaq, gjate kesaj jave, ai djaloshi i rritur ne Itali, kishte folur per dy dyer. Ai deklaronte: “Big Brother”-i im ka dy dyer”. Gjate mbremjes se djeshme ai ka sqaruar per cfare e kishte fjalen ndersa thoshte ate fraze. Mos ndoshta per dy vajzat Mesiden dhe Adelen?

Gjithashtu, gjate spektaklit te mbremjes se djeshme Bjordit i eshte kushtuar edhe nje surprize nga ana e “Vellait te Madh”. Arbana ka lajmeruar se per Bjordin ka mberritur nje tjeter zarf, qe kesaj here, pavaresisht se ai e ka ne dore, do te kete mundesi ta hape vetem kur “Big Brother” t‘ia lejoje. Nese e hap pa marre leje, atehere Bjordi e humbet automatikisht zarfin bashke me surprizen qe ai fsheh. Arjoni, videomesazh per Roselen Nderkaq, edhe per Arjonin eshte rezervuar nje surprize prej “Vellait te Madh”. Arbana nenvizon faktin se Arjoni ka deklaruar se gjithnje ka qene ne vemendjen e vajzave. Jo me kot, ajo e pyeti gjate mbremjes se djeshme per lidhjen e tij me Zhuljeten. Duket se eshte krijuar nje raport i vecante mes tyre.

Megjithate, dihet edhe fakti se Arjonit i pelqen te jete shume i qarte me vajzat edhe pse atyre asnjehere nuk u mjafton kjo. Arjoni gjithnje tregohet me shume miresjellje e dashamiresi ndaj femrave, ndoshta keshtu mund te shpjegohet edhe ky raport qe ka nisur mes tij dhe Zhuljetes. Arbana i ka kerkuar Arjonit te komentoje disa fotografi ku ai shfaqet se bashku me Roselen, ish te dashuren e tij. Ne dhomen e rrefimit ai realizon nje mesazh te cilin me vone, Vellai i Madh ka menduar t‘ia dorezoje Roseles ne Itali.

 

 

Top Channel