“Slumdog Millionaire”, filmi qe u ndryshoi jeten

27/02/2009 01:50

Pas nje trajtimi si yje te vertete te Hollywood-it, Azharuddin Ismail and Rubina Ali dy femijet protagoniste te “Slumdog Millionaire” u kthyen ne shtepite e tyre ne Mumbai te Indise.

Ata lane pas hotelet me pese yje, muziken, kercimin, mediat, sigurine, lotet dhe paparazet dhe i jane kthyer jetes se meparshme, nje jete te veshtire ne lagjet e varfera te qytetit.

Azharuddin fle nen nje carcaf plastik ne nje kasolle ne krahe te hekurudhes, atje ku era e bagetive te cpon hundet. Rubina fle me prinderit e saj dhe motren ne nje barake te ngushte.

Por pas filmit te suksesshem, fitues te tete cmimeve “Oscar”, jeta e tyre nuk do te jete si me pare.

Per dy femijet vemendja e mediave vendase dhe e aktoreve te ndryshem shoqerore ne Indi ka bere qe ata te shpresojne per nje jete me te mire.

Prodhuesit e filmit po kujdesen qe ata te marrin edukimin e duhur ne shkolle.

“I kemi regjistruar ne nje shkolle shume te mire ku jane paguar shpenzimet per ta deri ne moshen 18 vjecare”, eshte shprehur drejtori i filmit, Danny Boyle.

Nje gazete britanike e cila i referohet prinderve te femijeve, ka bere te ditur se Azharuddin eshte paguar rreth 2500 dollare dhe Rubina rreth 700 dollare per pjesemarrjen e tyre ne film.

Top Channel