Gisele Bundchen i jep fund beqarise

27/02/2009 10:50

Modelja braziliane Gisele Bundchen i ka dhene fund beqarise. Ajo eshte martuar me futbollistin amerikan Tom Brady, ne nje kishe katolike ne Santa Monica.

Lajmin e ka konfirmuar revista amerikane “Us Weekly”. Ceremonia ishte teper private dhe net e moren pjese vetem pjesetare te familjes.

Bundchen kishte veshur nje fustan te Dolce & Gabbana, ne ngjyre fildishi, pa krahe dhe te njejten veshje kishin edhe tre qente e saj. 28-vjecarja ishte lidhur qe prej vitit 2006 me 31-vjecarin.

Ajo ka qene ish-e dashura e aktorit Leonardo DiCaprio. Ne klasifikimin e Forbes.com supermodelja ndodhej ne krye, si me e paguara, qe siguronte 35 milione dollare ne vit.

Top Channel