Valeria Marini, tani edhe stiliste

26/02/2009 12:30

Valeria Marini, showgirl, aktore tani edhe stiliste.

Italiania i eshte kushtuar fushes se modes dhe se fundi ka prezantuar ne Milano koleksionin e saj te veshjeve vjeshte- dimer.

Marini u frymezua nga Moulin Rouge dhe prezantoi veshjet e saj, ku kishte fustane te gjate e te shkurter me ngjyra kryesisht bezhe, roze e te kuqe rubini.

Pantallonat ishin krijuar prej materialesh te holla te zbukuruara me temina. Shpesh Marini kishte perdorur edhe lekuren neper xhaketa.

Koleksioni i Marinit u cilesua sa lozonjar aq edhe joshes.

Top Channel