BBA, ne shtepine e Qetsorit me miqte dhe familjen

26/02/2009 20:25

Ne fshatin Dukat te Vlores, prej mese tre javesh, te gjithe banoret ndjekin me shume kuriozitet ate qe ndodh cdo dite ne shtepine e Big Brother.

Arsyeja se perse ata jane aq te lidhur me kete spektakel eshte Qetesori, banori i shtepise. Qetesori ka nderprere punet e tij te perditshme qe nga ndertimi i nje hoteli te vogel, angazhimet per familjen dhe te afermit e tij, per te garuar ne Big Brother. Nena e Qetesorit thote se ndjek gjate gjithe kohes djalin e saj, edhe ne oret qe i duhet te shkoje ne pune, informohet nga te tjeret.

“Ka qene vetevetja edhe atje ate po tregon. Sillet shume mire me banoret. Eshte nje djale me vizion sepse dhe di te debatoje e te terhiqet”, thekson e ema.

Ndersa shoket e Qetesorit e ndjejne mungesen dhe aftesine e tij si kuzhinier. Sipas tyre, Qetsori ka marre shume eksperience ne kuzhine gjate emigrimit ne Itali. Ndersa e ndjekin ne transmetim direkt aventuren e mikut te tyre ne Big Brother, ata bejne edhe komentet. Valmiri, kusheriri i Qetesorit, eshte i bindur ne suksesin. “Fitues, s’behet fjale. I ka te gjitha vetite e mira dhe po sillet sic eshte vetevetja”, shprehet ai.

Top Channel