Ligj i ri per bashkejetesen ne komunitet

19/02/2009 20:00

Bashkejetesa ne komunitet dhe konfliktet qe lindin mes banoreve te nje pallati mbi detyrimet qe duhet te shlyeje secili per pjesen e perbashket, tashme do te zgjidhen me ligj.

Askush nuk mund te krijoje me konflikte duke mos paguar per pastrimin e shkalles, ashensorin apo sherbime te tjera te perbashketa, pasi do te gjobitet.

Dhe jo me nje flete gjobe te zakonshme, por me orendite shtepiake, te cilat pas vleresimit nga zyra e permbarimit do te shiten ne ankand per te shlyer detyrimet.

“Nese gjate bashkejeteses nje prej bashkepronareve, apo banoreve fillon te krijoje probleme me pagesat mujore, ligji parashikon qe ne muajin tjeter te paguhet me 10 perqind me shume. Nese brenda 3 muajve keto pagesa nuk jane shlyer, gjykata nxjerr urdherin e ekzekutivit dhe zbatohet permes permbarimit”, sqaron Doris Andoni.

Ne te gjitha pallatet e reja dhe te vjetra do te ngrihet asamble per adminstrimin e prones se perbashket, e cila perbehet nga vete banoret.

Ne rast se banoret hezitojne te ngrene kete asamble, atehere njesite vendore do te punesojne nje administrator, kostoja e te cilit do te paguhet serish nga banoret.

“Ne te gjitha rastet, ne rastin e objekteve te ndertuara, asambleja e bashkepronareve krijohet me iniciativen e tyre. Nese kjo inciative nuk ndermerret, ne kemi futur rolin e bashkive qe duhet te veprojne per te nxitur bashkepunimin”, shton Andoni.

Projekt vendimi i paraqitur nga Ministria e Puneve Publike eshte miratuar ne qeveri dhe pritet qe se shpejti te kaloje per t’u miratuar edhe ne Parlament.

Top Channel