Klosi: Sondazhi i Zogby-t, jo i besueshem

12/02/2009 21:35

Ne emisionin “Top Story”, perfaqesuesi i LSI, Fatos Klosi ka kundershtuar sondazhin e kompanise Zogby.

“Rezultatin nuk e pranoj dot qofte per Tiranen qofte per Fierin. Jam ne parim kunder sondazhit dhe jo per shifrat konkrete. Jemi shume larg zgjedhjeve dhe ky rezultat nuk do konfirmohet asnjehere. Shqiperia eshte e polarizuar dhe Zogby duhej te merrte partnere nga qendra dhe jo partnere lokale”, shprehet Klosi.

Sipas tij, numrat e te intervistuarve ne qendrat e votimit duhej te mbaronin me zero. “Kane marre ne Tirane 10 qendra votimi dhe ne Tirane duhet te jene 100 vete. Meqenese nje qender votimi i takon nje qarku, une mendoj qe numri i te intervistuarve ne cdo qark duhet te mbaroje me zero. Kur mjedisi eshte homogjen rasti eshte i sigurte, ndersa kur mjedisi perbehet nga rajone larg njeri-tjetrit, metoda e rastit eshte absolutisht e gabuar”, thekson Klosi, sipas te cilit, ne dy sondazhet e fundit, PD-ja ka dale me nje diference prej 15 %.

 

Top Channel