Cohen dhuron para per viktimat e zjarreve

11/02/2009 11:00

Kengetari Leonard Cohen eshte prekur nga tragjedia e zjarreve ne Australi, qe shkaktuan me shume se 180 viktima.

Ai ka dhuruar 200 mije dollare australiane, ne ndihme te personave te demtuar nga katastrofa. Cohen ndodhej ne nje turne ne Australi dhe kishte dhene dy koncerte edhe ne Victoria, shtetin me te prekur nga flaket vrastare.

Promovuesi i turneut te Cohen tha se parate e dhuruara prej tij do te shkojne per njerezit ne nevoje. Me shume se 1 mije shtepi u shkaterruan nga zjarret. Ai ka parashikuar te grumbulloje para edhe gjate koncertit ne Rod Laver Arena.

Top Channel