“Harry Potter”, plagoset dublanti i Radcliffe

29/01/2009 18:40

Tragjedi gjate xhirimeve te serise se re “Harry Potter dhe dhuntite e vdekjes”. Nje dublant i aktorit Daniel Radcliffe qe duhej te xhironte nje skene ne ajer, te ndjekur nga nje shperthim, eshte plagosur duke rene ne toke pa ndjenja.

Sipas tabloidit “Mirror”, 25 vjecari u ka kerkyar ndihme pjesetareve te stafit, duke u thene se nuk i ndiente kembet. Drejtuesit e filmit konfirmojne se dublanti eshte shtruar menjehere ne spital per te verifikuar dhe mjekuar plaget e marra.

“Dublanti u rrezua papritur ne toke, duke fluturuar ne menyre te tmerrshme. Ne ate moment po xhironim nje skene shperthimi dhe ai duhej te fluturonte. Kur ishte i shtrire pertoke kerkoi ndihmen e mjekeve”, shprehet nje prej anetareve te stafit realizues te filmit. Ngjarja ndodhi ne studiot prodhuese te Leavesden, prane qytezes se Watford.

 

Top Channel