Mariah Carey rishfaqet ne boten e kinemase

26/01/2009 18:50

Eksperiencat jo pozitive me filmat “Glitter” dhe “WiseGirls” nuk e kane penguar kengetaren Mariah Carey te tentoje serish ne zhanrin e aktrimit per te fituar pelqimin e kritikeve.

Gjate festivalit Sundance Film Festival, te gjithe jane shtangur kur kane pare ne nje rol dytesor ne filmin “Push” kengetaren Carey. Subjekti i ketij filmi flet per nje 16 vjecare qe ngelet shtatezane dhe per kete motiv dhunohet nga e ema. Ne kete pike, ajo fillon te frekuentoje nje psikologe ne rolin e te ciles eshte Carey.

Ndryshe nga dy filmat e pare, kengetarja shfaqet me nje imazh me pak seksi. Nderkohe, revista “Daily Variety” e ka cilesuar “Push” nje film te guximshem dhe te reaalizuar me profesionalizem. “Nje prej surprizave te bukura te ketij filmi eshte Mariah Carey, perfekte ne rolin e psikologes”, thuhet mes te tjerash ne rreshtat e revistes.

 

Top Channel