Topi: Tranzicioni i zhgenjeu familjet e medha

17/01/2009 15:20

Me 17 janar 1468 shuhej ne Lezhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Biografi i tij Marin Barleti, tregon se kur osmanet shtine ne dore veriun e Shqiperise, ata i moren eshtrat e Skenderbeut si hajmali.

Ata shpresonin se kjo do t’u sillte po ate fat dhe fame qe pati sa qe gjalle princi i shqiptareve. Plot 514 vjet me pas, per kreun aktual te shtetit shqiptar, roli i Skenderbeut shenoi historine moderne te shqiptareve.

“Ndonje mendje e roberuar, e pajisur me nje guxim regresiv, perpiqet sot te tjetersoje rolin e Skenderbeut ne historine tone apo ne historine e qyteterimit Europian. Kjo eshte nje perpjekje e mjerueshme, sepse historia nuk pranon leksione: ajo jep leksione”, u shpreh presidenti i Republikes, Bamir Topi, duke folur ne nje konference per rolin e familjeve te medha, ne pervjetorin e vdekjes se Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Pas shuarjes se Skenderbeut dhe ekzilit te familjes se tij, familjet e medha shqiptare u ripozicionuan. Ato i gjejme brez pas brezi ne te tera momentet kyce te historise, deri pas Luftes se Dyte Boterore.

“Nje fjale e urte shqiptare thote se: “rrufeja bie mbi lisat e gjate”, dialektika e regjimit komunist ishte konfirmim i saj. Komunisteve u duhej qe te shpikej “Armiku i klases apo i popullit” dhe per kete stigmatizuan se pari dyert e medha shqiptare”, u shpreh Topi.

Presidenti, i cili deri para pak ditesh ndodhej ne mes te debatit te gjere per dekretimin ose jo te ligjit per lustracionin, i beri nje homazh te gjate te persekutuarve, shtrese te ciles i perkasin edhe familjare te tij:

“Gjate tranzicionit te gjate, duke qene pikerisht keto familje nje pjese e rendesishme e te persekutuarve politike dhe ish-pronareve, u ndeshen jo pak me iluzionin e drejtesise ne raport me te kaluaren, me iluzionin e rikthimit te prones, me ate perfaqesimit politik dhe te integrimit ne shoqeri, duke u bere ne disa raste pré e retorikes politike.Megjithate, ato deshmuan se jane ne lartesine e tradites se tyre duke shprehur nje cilesi te larte demokratike, ate te tolerances dhe besimit tek institucionet”, theksoi presidenti.

Ne fakt me shume se rang shoqeror, fisnikeria eshte diçka e brendshme, etike dhe shpirterore. Presidenti Topi beson se sot, Skenderbeu, pra Kryefisniku, eshte kudo, tek çdo shqiptar, si ideal dhe si realitet.

 

Top Channel