Leonard Cohen humb kursimet, i kthehet skenes

14/01/2009 10:40

Veterani i muzikes rock, Leonard Cohen, eshte detyruar t’i kthehet skenes pas 15 vjetesh, pasi menaxheri i biznesit te tij humbi gjithe kursimet pensionale.

74-vjecari do te mbaje koncertin e pare ne SHBA, ne Beacon Theatre ne Nju Jork me 19 shkurt. Biletat e koncertit pritet te dalin ne shitje diten e premten. Koncerte do te mbahen edhe ne Kanada, Europe, Zelanden e Re dhe Australi.

Pas nje turneu ne fillim te viteve ’90, kengetari u terhoq ne nje mal prane Los Anxhelosit, per t’u bere murg budist.

Ne 2005, Cohen tha se ish-menaxheri dhe e dashura Kelley Lynch keqadministruan pasurine 5 milione dollareshe dhe ai mbeti me 150 mije dollare. Cohen u be i famshem ne vitet ‘60 me poezite, kenget dhe veprat e tij, te cilat bazoheshin ne nje romance te vecante.

Top Channel