Mourinho “thumbon” Conten për flokët

31/07/2017 00:00

Antonio Conte kishte deklaruar se do të donte të shmangte te Chelsea një sezon si ai që kaloi Jose Mourinho te “Blutë” përpara se të largohej.

Kur u pyet nga gazetarët për këtë deklaratë, trajneri portugez që drejton Manchester United kundërsulmoi menjëherë, duke i vënë gishtin në plagë trajnerit italian.

“Mund t’i përgjigjem në disa mënyra, por nuk dua që të më bien flokët duke folur për Antonio Conten”, tha Mourinho.

Jose Mourinho u shkarkua nga detyra si trajner i Chelsea vetëm 7 muaj pasi fitoi titullin kampion me klubin londinez. Në atë kohë, Chelsea renditej në vendin e 16 në Premier League, vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Top Channel