Inter sheh nga Vidal, gati 45-50 mln euro

24/07/2017 00:00

Inter hedh sytë sërish nga Arturo Vidal. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “La Gazzetta Dello Sport”, drejtuesit e klubit zikaltër po kërkojnë që të plotësojnë kërkesën e trajnerit Spalletti për të bërë 4-5 blerje të reja pavarësisht rregullit të “Fair Play” financiar. Emri që po përmendet sërish në ambientet e Interit është ai i Arturo Vidal.

Mësohet se milanezët kanë bërë gati për kilianin një ofertë prej 45 milionë euro, shifër kjo që mund të shkojë edhe 50 milionë euro, ndërkohë që për vetë Vidal është përgatitur një kontratë 4 vjeçare me një pagë prej rreth 7 milionë eurosh në sezon.

Problemi në këtë pikë qëndron te Bayerni, bisedimet me të cilin nuk do të jenë të lehta, por nëse bavarezët do të japin shenja për një largim të mundshëm të Vidal, atëherë Ausilio e Sabatini nuk do të humbasin kohë dhe do të nisin menjëherë ofensivën e tyre për kilianin

Top Channel