Pronarët e F1 duan më shumë skuadra gjermane

20/07/2017 00:00

Pronarët e rinj të Formula 1 duan të shohin më shumë skuadra gjermane në këtë kampionat. Është vetë Chase Carey që e ka shprehur këtë dëshirë në një intervistë për “Bild”, duke shtuar se do të bëjë të pamundurën për të mbajtur Çmimin e Madh të Gjermanisë në kalendar.

“Kemi një pilot kampion, një makinë kampione dhe një tjetër pilot gjerman që këtë vit lufton për titullin”, u shpreh Carey. “Kështu që do të donim të shihnim në Formula 1 skuadra të tjera nga ky vend të cilin do të duam ta mbajmë me çdo kusht edhe në kalendarin e kampionatit”.

Carey kur deklaroi se kërkoi më shumë skuadra gjermane, iu referua emrave të tillë si BMW, Porsche e Audi dhe shtoi se për këtë arsye Liberty Media po modifikon kushtet financiare dhe teknike të Formula 1. Në fund, Chase Carey theksoi se një prej sallave të konferencave për shtyp në selinë e Londrës do të marrë emrin e legjendës Michael Schumacher.

Top Channel