Me 4 lojtarë në avionin drejt Kinës, Milani është mundur nga Dortmundi në ndeshjen e parë në International Champions Cup që zhvillohet në Kinë.
Aubameyang, sulmuesi i kërkuar me ngulm nga kuqezinjtë, ishte njeriu i ndeshjes me një dy golësh në fitoren 3-1 të Dortmundit.
Verdhezinjtë gjermanë dominuan takimin, duke realizuar dy herë në pjesën e parë, ndërsa Bacca ishte autori i golit të vetëm për skuadrën e drejtuar nga Montella.
Katër blerje të kuqezinjve në këtë merkato vere, lojtarë që pritet të mbajnë peshën e skuadrës në sezonin e ri, Bonucci, Lucas Biglia, Andre Silva dhe Conti, ishin në avion drejt Kinës në momentet që skuadra e tyre po luante në International Champions Cup.
Ndeshjen e radhës, kuqezinjtë do ta zhvillojnë ndaj Bayern Munchen ditën e shtunë, ku pritet që Montella ta ketë ekipin e plotë edhe me lojtarët e blerë së fundmi.
Top Channel