Juve kërkon Locatellin…për Sasuolon

16/07/2017 00:00

Milanit dhe Juventusi nuk kanë mbyllur ende “hesapet” mes tyre në këtë merkato. Kalimi i Bonuccit nga bardhezinjtë tek kuqezinjtë, duket se do të jetë akti i parë.

Mattia De Sciglio është objektiv i hershëm i “Zonjës”, që kërkon 24-vjeçarin për të mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes, por së fundi qarkullon edhe një tjetër emër.

Sipas asaj që shkruan “Corriere Dello Sport”, Juventusi ka shënjestruar Manuel Locatellin. 19-vjeçarit të kuqezinjëve Juventusi i premton pagë më të lartë dhe mbi të gjitha më shumë minuta loje.

Por aktivizimin, Locatelli nuk do të gjejë tek bardhezinjtë. Ideja e drejtuesve të Juventusit është blerja e kartonit të tij dhe më pas huazimin tek Sasuolo ‘për t’u pjekur’.

Megjithatë, objektivi i parë i bardhezinjëve si përforcim urgjent në mesfushë duket se është Matic i Chelseat, por edhe Emre Can i Liverpulit.

Top Channel