Pepe shpëton Portugalinë, luzitanët të tretë në Kupën e Konfederatave

02/07/2017 00:00

Portugalia nuk mundi të ishte në finalen e Kupës së Konfederatave pasi u mposht me penallti nga Kili, por siguroi vendin e tretë në këtë kompeticion, pasi ka mposhtur ditën e sotme 2-1 pas kohës së rregullt Meksikën.

Andre Siva, sulmuesi i blerë së fundmi nga Milani, fitoi një 11-metërsh në minutën  16, por nga pika e bardhë gaboi përballë portierit meksikan. Portugezët vazhduan të ishin më të rrezikshëm, por ishte Meksika që kaloi në avantazh me një autogol të Neto-s 9 minuta pas nisjes së pjesës së dytë.

Luzitanët bënë të gjitha përpjekjet në minutat e mbetura për të gjetur golin e barazimit dhe në mungesë të Ronaldo-s në këtë ndeshje ishte Pepe që barazoi shifrat në minutën e 91, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Adrien Silva ishte autor i golit që i dha vendin e tretë në Kupën e Konfederatave Portugalisë, pasi shënoi nga pika e 11-metërshit në minutën e 104.

Finalja e kupës së Konfederatave mes Gjermanisë dhe Kilit do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00. 

Top Channel