Luiza Gega, pa “zhurmë” në Paris

02/07/2017 00:00

Forma me oshilacione e atletes shqiptare Luiza Gega vazhdoi edhe në Diamond League të Parisit, në mitiungun prestigjioz shumësportësh nën kullën Eiffel, ku flamuri kuqezi nuk iu afrua as 10 më të mirëve.

Luiza Gega nuk arriti të lërë shenjë në takimin e radhës në kryeqytetin transalpin, pasi u rendit e trembëdhjeta në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

Atletja shqiptare ndali kronometrin në 9 minuta, 36 sekonda e 11 të qindat, thuajse 10 sekonda larg kohës së saj më të mirë të vendosur rreth dy javë më parë në Oslo të Norvegjisë dhe e distancuar nga rivalet e podiumit.

Tre atlete keniane, Beatrice Chepkoech, Hivin Kiyeng dhe Celliphine Chepteek Chespol regjistruan kohët më të mira në Paris, ndërsa rekordmendia Ruth Jebet u mjaftua me vendin e katërt, pasi humbi kohë për shkak të një rrëzimi pak para xhiros së fundit.

Top Channel